eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
| Поле | Співвідношення | 
| Title | Analizë e qasjeve kritike mbi komunikimin interaktiv të mundësuar nga media sociale | 
| Names | 
							Çela, Erlis
								 | 
	
| Date Issued | 2017 (iso8601) | 
| Abstract | Interaktiviteti është një prej termave më të diskutuar në studimet mbi mediet e reja dhe së fundmi edhe mbi median sociale. Një numër i konsiderueshëm i autorëve me qasje pozitive ndaj mediave sociale janë të mendimit se interaktiviteti është veçoria me e spikatuar e gjeneratës së re të mediave, e cila ka ndryshuar qasjen e audiencave ndaj informacionit. Ndërkohë vitet e fundit janë në rritje dhe qëndrimet kritike ndaj platformave të reja të medias sociale, ku bën pjesë Facebook, Twitter, Instagram, etj. Autorët kritikë e shikojnë interaktivitetin si një truk që përdorin platformat e medias sociale për të përfituar sa më shumë të dhëna mbi sjelljen dhe aktivitetin e përdoruesve, të cilat më pas ti përdorin si produkt që i’u ofrohet reklamdhënësve. Në këtë pikë ngrihen pikëpytje thelbësore mbi kulturën pjesëmarrrës dhe llogjikën algoritmike të mediave sociale si dhe transparencën e tyre përballë përdoruesve. Studimi ynë është fokusuar mbi interaktivitetin, duke e parë atë në këndvështrimin e dy rrymave të lartpërmendura, me qëllim ballafaqimin e pikëpyetjeve kryesore të ngritura mbi këtë çështje. Studimi bazohet kryesisht në një analizë cilësore, duke shqyrtuar qasjet kryesore kritike të autorëve të ndryshëm.  | 
			
| Genre | Thesis | 
| Topic | media sociale | 
| Identifier | 1848-4298 |